Tiranë, të enjten mblidhet Këshilli
Bashkiak, zbardhen tarifat e reja

Tiranë, të enjten mblidhet Këshilli<br />Bashkiak, zbardhen tarifat e reja
Ditën e enjte në datë 28.09.2017 ora 18:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, i thirrur nga kryetari Aldrin Dalipi.
 
Rendi i ditës ka 11 pika; shpërblimi për punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri, fondi për rrëshqitjen e tokës në Kombinat, miratimi i nisës për hartimin e planit të veprimit “Qyteti i Gjelbër”, miratimi i treguesve të realizimit të buxhetit për 2016.
 
 Do të ketë disa shtesa dhe ndryshime për taksat dhe tarifat e reja për gjelbërimin por dhe të përdorimit të ambienteve sportive.
 
Banorët në qendër do të paguajnë 5 mijë lekë në vit, jashtë unazës 2  mijë lekë dhe në ish komunat 1 mijë lekë.
 
Për të marrë në përdorim Qendrën kulturore në Tiranë si dhe ambientet e amfiteatrit vlera do të jetë 10 000 lekë ora.
 
Për të hyrë në kopshtin zoologjik do të paguhet 50 lekë për fëmijë dhe 100 lekë për të rritur.
 
Pikat që priten të hapin më shumë debat nga opozita janë ato për buxhetin, ndërsa pritet që të shikohet edhe qëndrimi i LSI pas daljes në opozitë.



  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011