Tiranë- Tre persona janë arrestuar në dy aksione të ndryshme në kryeqytet nga policia, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve njoftuan sot (1 qershor) se arrestuan V. K., 29 vjeç dhe L. K., 28 vjeç.

Gjatë kontrolleve fizike ndaj tyre, oficerët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë dhe kanabis.

Kurse në rastin e dytë u prangos A. Gj., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ka tentuar të hedhë nga xhami i automjetit një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis.

Për të dy rastet, dosjet i kaluan prokurorisë së kryeqytetit për hetime të mëtejshme, me veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”.