Tiranë, të nxjerrë jashtë shtëpisë
prej ish-pronarit, flenë në makinë

Tiranë, të nxjerrë jashtë shtëpisë<br />prej ish-pronarit, flenë në makinë
TIRANË - Që prej 25 marsit të këtij viti Safixhe Kurti, 53 vjeç, i është dashur që së bashku me bashkëshortin e saj të flenë në automjet, pasi përmbarimi privat u ka shembur shtëpinë.
 
53-vjeçarja na rrëfen se prej shumë vitesh jetonte në këtë ndërtesë dykatëshe pranë shkollës “Çajupi” , të cilën e kishte blerë me mund dhe djersë, por që një ditë nuk e kishte menduar se do të dilte në qiell të hapur.
 
"Në vitin '98 kam ardhur nga Lushnja për një jetë gjoja më të mirë. Shkoj në hipotekë, ku kalojnë letrat e pronësisë në emrin e bashkëshortit, me akt-shitblerje konform rregullave. Vjen përmbaruesi na thotë: Do dilni! Përmbaruesi thyente xhamat, ndërsa shefi i krimeve hiqte xhamat nga dyert. I vjen keq lagjes kur kalojnë dhe na shohin. Rrimë në makinë natë ditë, pasi s’kemi ku shkojmë tjetër. Rrofshin fqinjët që më ndihmojnë të lahem. Jetë është kjo!", thotë përpara kamerës së 'A1 Report", Safixhe Kurti.
 
Mes lotësh ajo na tregon se ka kërkuar ndihmë gjithandej, por pa shpresë. "Te kryeministri, kryeparlamentarja, Bashën e kam takuar, deputetin Tritan Shehu kam takuar, por asnjë s’ka dashur t’ia dijë fare", u shpreh 

Të tilla histori i kemi dëgjuar shpesh në media, pasi me një akt të dalë nga qeverisja në ikje çdo shtëpi duhet t’i kthehet ish-pronarit edhe pse në rastin e Safixhes ajo pretendon se kjo batërdi, që i ka ndodhur, është e padrejtë.

makina
makina1
(Makina nga jashtë dhe brenda ku fle çifti Kurti)

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it