Tiranë, të shtëna me armë
në mes të ditës në Laprakë

Tiranë, të shtëna me armë<br />në mes të ditës në Laprakë
TIRANE -  Dy të shtëna me armë kanë tmerruar banorët e zonës së Laprakës në kryeqytet. 

Ngjarja është shënuar në mesidte në zonën e njohur si pallatet Gintash ku një person në lulishten midis pallateve ka qëlluar dy herë në ajër për t'u larguar më pas.

Një prej banorëve të zonës, i cili ka fiksuar disa prej momenteve, shprehet se ndjehet i rrezikuar në punën dhe biznesin e tij dhe kjo është një ngjarje që të frikson dhe le shije të keqe.

Forcat e policisë kanë marrë disa dëshmi ndërsa personi është shpallur në kërkim por ende nuk është arrestuar.  Ende nuk dihen shkaqet, por policia ka dyshime se mund të ketë lidhje me ndonjë kërcënim të mundshëm.

Në cilësinë e provave materiale ekspertët kriminalist kanë sekuestruar dy gëzhoja dhe janë duke ekzaminuar dhe pamjet e kamerave të sigurisë të zonës.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë