TIRANË- Një nga zonat më të populluara të Tiranës, Komuna e Parisit u trondit nga të shtënat me armë të një efektivi policie që lanë të plagosur 45-vjeçarin Lorenc Kosta me origjinë nga Berati e banim në kryeqytet, punonjës në Enti Rregulator të Energjisë (ERE). Pak pas orës 14:00 Erjon Goxhara, efektiv në drejtorinë e Kufirit në Laprakë, qëlloi me pistoletën e shërbimit 45-vjeçarin, kalimtar në trotuar, pranë një marketi te rreth-rrotullimi i Komunës së Parisit. 

Policia tha zyrtarisht se plagosja ka ndodhur për 'motive të dobëta', por burime për Report Tv thanë se ka dyshime që 45-vjeçari kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e efektivit, megjithatë kjo pistë nuk është e konfirmuar. Në kundërpërgjigje, Erjon Goxhara, me origjinë nga Memaliaj dhe me banim në zonën e Ali Demit në Tiranë, e ka qëlluar me armë. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja. 

Lorenc Kosta raportohet se ka marrë 6 plumba tek të dy këmbët, nga të cilët një në fund të barkut dhe u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, ndërsa ndihmën e parë në vendngjarje ia dhanë kalimtarë të rastësishëm, siç dëgjohen në videon e siguruar nga Report Tv, edhe turistë të huaj.

Dinamika e ngjarjes, çfarë filmuan kamerat e sigurisë
Efektivi i policisë Erjon Goxhara ka vepruar me gjakftohtësi për të plagosur Lorenc Kostën.

Sipas asaj që kanë filmuar kamerat e sigurisë i plagosuri ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë. 46-vjeçari ka parë Lorenc Kostën, ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto viktimës i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak. 

Pas ngjarjes së rëndë, Goxhara është larguar me mjetin e tij në drejtim të banesës së tij, ka marrë një çantë me vete dhe menjëherë është larguar. Më pas dyshohet se ai është larguar drejt Dajtit, ku edhe janë përqendruar kërkimet e policisë.

Nga vendi i ngjarjes, kryepolici i Tiranës Tonin Vocaj tha se ka komunikuar me efektivin i cili ka qenë edhe komandat i Repartit “Shqiponja”, dhe i ka bërë thirrje të vetëdorëzohet duke njoftuar njëherazi se nuk do të jetë më pjesë e uniformave blu.

'Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Autori ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike. Po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë për ta kapur nëse dorëzohet do jetë edhe më mirë. I bëjmë thirrje dhe përmes medias të dorëzohet pasi me mjekët s’ka rrezik për jetën i autori .'- tha Vocjat drejtor i Policisë së Tiranës.

Në vendngjarje mbërriti edhe drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

1724073961_erjongoxharaautoriiplagosjestekkikady.jpg

 

Autori i plagosjes Erjon Goxhara

Shënim: Raportuan për Shqiptarja.com gazetarët Keti Banushi dhe Sokol Dema.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:28
Plagosi inxhinierin e ERE-së tek 'Komuna e Parisit', 10 mijë euro shpërblim për kapjen e policit! Dyshohet se fshihet në periferi të Tiranës

Policia vë në dispozicion shpërblimin prej 10 mijë euro për këdo që ndihmon për të zbuluar vendndodhjen e Erjon Goxharës. Pasditen e 19 gushtit Punonjës policisë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë qëlloi me pistoletën Lorenc Kostën.

Policai e Tiranës e mbështetur nga Forcat Speciale të RENEA-s dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare janë angazhuar në një operacion të gjërë kërkimi, lokalizimi dhe kapjen e personit të kërkuar, kryesisht në periferi të Tiranës ku dyshohet se autori është larguar pas ngjarjes.

Policia vë në dispozicion dhe numrin kontaktit celular 069 41 11 546, për këdo që do të përcjellë informacion duke siguruar anonimatin e plotë.

Njoftimi i policise

Lidhur me ngjarjen e datës 19.08.2024, ku rreth orës orës 14:30, në rrugën “Tish Daija”, përballë me market “Xhangolli”, si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur shtetasi Lorenc Vasil Kosta, i datëlindjes 14.12.1979, lindur në Berat dhe banues në Tiranë:

 Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Agjensinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Drejtoria Rajonale Tiranë, pas kryerjes se veprimeve të thelluara hetimore dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur indentifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Erjon Goxhara, 46 vjeç, banues në Tiranë, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe o municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Nga terësia e veprimeve të thelluara hetimore e procedurale, si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë, pyetja e dëshmitareve okularë, ka rezultuar se me datë 19.08.2024, rreth orës 14:00, në rrugën “Tish Daija”, përballë me market “Xhangolli”, Tiranë, shtetasi Erjon Xhevdet Goxhara i datëlindjes 27.01.1978, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policisë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, jashtë shërbimit, për motive të dobëta ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Lorenc Vasil Kosta, i datëlindjes 14.12.1979, banues në Tiranë, me arsim të lartë, i cili si pasojë e të shtënave ka marrë disa plagë në trup (bark dhe gjymtyrët e poshtme).

Menjëherë pas ngjarjes i dëmtuari Lorenc Kosta, është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekve, ndërsa autori i dyshuar Erjon Goxhara është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i’u shmangur ndjekjes policore.

Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 (gjashtë) gëzhoja kalibër 9 mm, 1 (një) predhë me ngjyrë bronxi e deformuar, një këmishë predhe me ngjyrë bronxi, 3 rripa pantallonash të ndotur me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut, etj.

Lidhur më këtë ngjarje, janë sekuestruar dhe këqyrur pamjet filmike, të administruar nga disa subjekte private në vendin e ngjarjes, janë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat të hetimit, disa shtetas, dëshmitar okularë, dhe familjarë të autorit të dyshuar, të cilët kanë dhënë shpjegime mbi konfliktin mes të dëmtuarit dhe të dyshuarit, janë këqyrur të dhënat/komunikimet elektronike etj.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë ligjor, me prova, të kësaj ngjarje kriminale, lokalizimin dhe kapjen e autorit Erjon Goxhara, i cili është shpallur në kërkim.

Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të mbështetur nga Forcat Speciale RENEA, Forcat e Sigurisë Kombëtare janë angazhuar në një operacion të gjërë kërkimi, lokalizimi dhe kapjen e personit të kërkuar, kryesisht në përiferi të Tiranës ku dyshohet se autori është larguar pas ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për cilindo që jep informacion të saktë për vendodhjen e personit të kërkuar Erjon Goxhara, vë në dispozicion si shpërblim shumën prej 10.000 euro, si dhe numrin kontaktit celular 069 41 11 546, duke siguruar anonimatin e plotë.

Ora 18:02
Kush është 45-vjeçari që u plagos nga efektivi i policisë te ‘Komuna e Parisit’, inxhinier elektrik te ERE

1724074006_Screenshot4.jpg

Lorenc Kosta, 45-vjeç është plagosur ditën e sotme nga efektivi i policisë Erjon Goxhara. 45-vjeçari është plagosur në pjesën e këmbëve dhe ndodhet për mjekim në spitalin e Traumës. Lorenc Kosta mëson Report Tv është punonjës te Enti Rregulator i Energjisë nga Shqipërinë (ERE), me funksioni mbikëqyrës në inxhinierinë elektrike.

Ora 17:48
Plagosi 45-vjeçari se i ngacmonte gruan, efektivi i policisë u kthye në shtëpi pas ngjarjes! Mori një çantë e shkoi në drejtim të Dajtit

1724074006_Screenshot4.jpg

Hetuesit kanë dyshime të forta se Lorenc Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit Erjon Goxhara, dyshim i cili ka bërë që autori të ndërmarrë veprimin ekstrem.

Pas ngjarjes së rëndë, Goxhara është larguar me mjetin e tij në drejtim të banesës së tij, ka marrë një çantë me vete dhe menjëherë është larguar.

Më pas dyshohet se ai është larguar drejt Dajtit, ku edhe janë përqendruar kërkimet e policisë.

Ora 16:55
Plagosja e 45-vjeçarit të ‘Komuna e Parisit’, efektivi i policisë me makinë ndaloi dhe e qëlloi! I bëri foto pasi e plagosi

1724073181_asasaa.jpg

Efektivi i policisë Erjon Goxhara ka plagosur me armë zjarri Lorenc Kostën mesditën e sotme në Komuna e Parisit. Në vendin e ngjarjes thonë burime për Report Tv janë gjetur 6 gëzhoja. Sipas asaj që kanë filmuar kamerat e sigurisë dinamika si ka ndodhur ngjarja është e tillë: I plagosur ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë.

46-vjeçari e ka parë Lorenc Kostën dhe ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto viktimës i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

Ora 16:08
‘Are you ok!’ disa të huaj i vijnë në ndihmë 45-vjeçarit që u plagos nga polici te Komuna e Parisit

1724073181_asasaa.jpg

Shqiptarja.com sjell pamjet nga vendi i ngjarje ku mbeti i plagosur Lorenc Kosta 45-vjeç nga efektivi i policisë Erjon Goxhara. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme (19 gusht) pranë një supermarketi te kompleksi ‘Kika2’ te Komuna e Parisit.

Siç shihet nga pamjet disa turistë të huaj i vijnë në ndihmë të plagosurit.

‘Are you ok?! Sit down!’ (Je mirë, ulu ulu...)’ dëgjohen ti thonë shtetasit e huaj.

Sipas dëshmitarëve dyshohet se Lorenc Kosta i ka ngacmuar partneren Erjon Goxharës.

 

Ora 15:51
Plagosja e 45-vjeçarit nga efektivi i policisë, Vocaj: Kam folur me autorin që të dorëzohet, është në gjendje të rëndë psikologjike

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat ka folur rreth plagosjes së 45-vjeçarit Lorenc Kosta nga efektivi i policisë Erjon Goxhara.

Vocaj tha se ka kontaktuar me autorin e dyshuar Erjon Goxhara, duke i bërë thirrje që të dorëzohet. Sipas tij efektivi i policisë është në gjendje të rënë psikologjike. Vocaj tha se fakti që e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit do të thotë se nuk ka dashur që ta vrasë. Propabiliteti shtoi Vocaj është se autori mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit, megjithëse nuk ka qenë në orar pune në ato momente.

'Siç jeni në dijeni rreth orës 14:00, E.G punonjës policisë në strukturat për Migracionin ën Tiranë ka plagosur një 45-vjeçar. Policia po kryen veprimet e domosdoshme hetimore. Po punojmë për ta lokalizuar. Mundësia me e madhe është të ketë qëlluar me armën e shërbimit. Motivet janë motive të dobëta. Jemi duke zhvilluar hetim, mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Jemi duke kryer hetimet. Nuk e dimë nga është i plagosuri. Besoj në orët e pasdites do të kemi një komunikatë të plotë. Punonjësi i policisë ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin është në gjendje të rënduar psikologjike, po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Jemi duke shpenzuar energjitë ta kapim. I bëjmë thirrje dhe nëpërmjet medias që të dorëzohet. Siç duket i plagosur nuk është në rrezik për jetën.’- tha Vocaj.

Ora 15:25
FOTO/ Kush është efektivi i policisë që plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin te ‘Komuna e Parisit’

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme te kompleksi ‘Kika’ te Komuna e Parisit në Tiranë. I plagosur ka mbetur Lorenc Kosta dhe është qëlluar nga efektivi i policisë Erjon Goxhara. Shqiptarja.com ka siguruar foton e efektivit që ka qëlluar ndaj 45-vjeçarit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak dyshohet se 45-vjeçari i ka ngacmuar partneren.

Erjon Goxhara efektiv tek Drejtoria e Kufirit në Laprakë (deri në momentin kur ndodhi plagosja), ndërsa më parë ka punuar efektiv tek Forcat ‘Shqiponja’. 46-vjeçari ka qenë liruar nga policia me kërkesë të tij më herët, por ishte rikthyer sërish.

 

1724073961_erjongoxharaautoriiplagosjestekkikady.jpg