Sipas policisë, në rrugën " Brigada e 8", ka pasur një konflikti mes disa të rinjsh dhe të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar Erlis Duka 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili nuk është qëlluar më armë, por me grushte.
Duka është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku më pas është arrestuar për "Moskallëzim Krimi". Konflikti ka nisur në ambientet e brendshme të një lokali natë më pas kanë dalë në rrugë. Gjatë konfliktit njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga burime zyrtare në polici bëhet e ditur se në vendin ku është zhvilluar konflikti janë sekuestruar 2 gëzhoja arme zjarri.
Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar 15 persona për të kryer sqarime dhe verifikime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
Redaksia Online
dy.b/ D.T/Shqiptarja.com












