TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme drejtuesin e një makine me inicialet Sh. X. 54 vjeç, pasi gjatë kontrollit në rrugën "Dritan Hoxha" ai u kap me shkelje dhe për të shpëtuar nga gjoba i ofroi 2 mijë lekë efektivit të rrugores. Por u prangos për dhënie ryshfeti.
Gjatë dy javëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 8 drejtues mjetesh për mitdhënie. Ata arrestuan 54-vjeçarin në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
Komento