Vjedhja e një filiali banke në "Unazën e re" në Tiranë u parandalua paraditen e sotme.

Një informacion i marrë në rrugë operative se një shtetas, në rrugën "Teodor Keko", në Unazë të Re, po tentonte të vidhte në një filial banke vuri policinë në aksion për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat është kapur në flagrancë Enrik Ismalaj.

Policia e Tiranës informoi sot se 23 vjeçari u kap në flagrancë "në tentativë për të vjedhur në një filial banke"

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. I., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit", mbetur në tentativë, dhe "Shkatërrimi i pronës".

1691409466_page.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:07
FOTO/ Tiranë, tentoi të grabiste filialin e bankës duke thyer xhamin e derës me tullë! Alarmi i prishi planin

1691409468_page.jpg

23-vjeçari Enrik Islamaj ka qenë i vetëm në tentativën për të grabitur bankën e nivelit të dytë tek Unaza e Re në Tiranë.

Sipas burimeve, Islamaj ka hapur me mjete rrethanore derën kryesore të bankës në orët e para të mëngjesit dhe më pas ka goditur me gurë e tulla xhamin e filialit, por pa mundur ta çajë atë, pasi në këtë moment ka rënë edhe sistemi i alarmit të bankës, i cili ka alarmuar menjëherë policinë që mbërriti në vendin e ngjarjes.

Report TV siguron foto nga dëmet e shkaktuara tek dera e bankës por dhe tullat që ai ka përdorur për të thyer xhamin.

Ora 11:35
Detajet, si tentoi 23 vjeçari të hynte në filialin e bankës tek 'Unaza e Re' dhe kush e alarmoi policinë! I riu tre herë i arrestuar për vjedhje

1691051030_durresarrestimluljetapreza.jpg

Zbulohen detaje të reja lidhur me tentativën e grabitjes së bankës tek Unaza e Re në Tiranë. 23-vjeçari Enrik Islamaj ka qenë i vetëm në tentativën për të grabitur bankën e nivelit të dytë. Ai rezulton me precedentë të theksuar kriminalë. Edhe më herët, është arrestuar 3 herë për vjedhje banesash.

Sipas burimeve, Islamaj ka hapur me mjete rrethanore derën kryesore të bankës në orët e para të mëngjesit dhe më pas ka goditur me gurë e tulla xhamin e filialit, por pa mundur ta çajë atë. Në këtë moment ka rënë edhe sistemi i alarmit të bankës, i cili ka alarmuar menjëherë policinë që mbërriti në vendin e ngjarjes.

23-vjeçari u arrestua në flagrancë ndërsa ka pretenduar para hetuesve se ishte në kushte depresioni kur ka goditur derën dhe xhamin e bankës, informon gazetari i Report TV, Sokol Dema.