TIRANE - Një vrasje u parandalua gjatë mbrëmjes së sotme. Uniformat blu kanë arritur të ndalojnë në kohë shtetasin Gëzim Pepkola, i cili ishte nisur për të vrarë shtetasin Ylli Luka.
Mësohet se ndalimi i tij është kryer pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ku Gëzim Pepkola do të kryente vrasjen. Ai rezulton të jetë me precedentë të mëparshme penale dhe ka qenë në kërkim për tentativë vrasje.
Tentativa e Gëzim Pepkolës i lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz, për të vrarë shtetasin Ylli Luka, në fakt shënon episodin e dytë të saj, pasi në janar të këtij viti ai ka lënë të plagosur Lukën pas një konflikti afër shkollës së mesme "Ibrahim Rugova".
38 vjeçari Gëzim Pepkola në atë kohë debatoi ashpër me Ylli Lukën në një lokal në zonën e Kamzës dhe në grindje e sipër e ka qëlluar atë me kallashnikov. Luka përfundoi në spital në gjendje të rëndë, ndërsa Gëzim Pepkola u largua nga vendi i ngjarjes dhe u shpall në kërkim nga policia.
Edhe pse policia ngriti postblloqe përgjatë rrugës Kamëz-Tiranë në përpjekje për të arrestuar autorin e këtij krimi, kjo gjë nuk u bë e mundur deri mbrëmjen e sotme, kur policia ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar një vrasje.
Mësohet se në momentin e ndalimit Pepkolës i janë sekuestruar dy pistoleta.
(jd/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com