Saimir Zalli 35-vjeç nga Lezha tentoi të vetëdigjet sot në mënyrë demonstrative para parlamentit. Ai është lyer fillimisht me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes duke marrë plagë të rënda në kokë dhe duar.

Edhe pak ditë më parë ai ka hipur në vinç tek Pallati i Kulturës në qendër të Tiranës duke kërcënuar se do të hidhej, por pas ndërhyrjes së uniformave të policisë, ai ka zbritur.

Këto veprime të njëpasnjëshme, që për pak i kanë kushtuar jetën Saimir Zallit kanë si zanafillë një vendim gjykate të pazbatuar.

Më 23 qershor të vitit 2015 ai është ndarë nga bashkëshortja, me të cilën kishte edhe dy fëmijë. Veç zgjidhjes së martesës, gjykata vendosi që fëmijët të mbahen nga 35 vjeçari dhe nëna do të kishte të drëjtën që ti shikonte.

Por ky vendim duket se nuk është zbatuar asnjëherë, pasi prej dy vitesh familja e ish-bashkëshortes së tij nuk i lejon as t’i takoj fëmijët e jo  më ti jap atij të drejtën e rritjes.

Report Tv ishte edhe në banesën e 35 vjeçarit Zalli, ku familjarë të tij tregojnë edhe peripecitë e hequra nga moszbatimi i vendimit të gjykatës.

Babai i tij Hamza Zalli tregon se problemi i fëmijëve ka ndikur për keq tek i biri, pasi po e njëjta gjykatë ka lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje, që ai ti qëndroj larg fëmijëve.  

Ai paralajmeron vetë flijimin e të birit nëse nuk do të ketë zgjidhje për problemin që ai ka. Pas interesimit në sekrotin e Djegie- Plastikës në QSUT, mësohet se Sajmir Zalli ka marrë djegie në 20 përqind të trupit, ndërsa ende nuk mund të përcaktohet nëse ka rrezik për jetën.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, në spital është thirrur edhe një mjek psikiatër për të bërë vizitat e nevojshme.  saimir zalli

Saimir Zalli para parlamentit tentoi që të vetëdigjet, u shpëtua nga policia 


d.c./shqiptarja.com