Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e aksidentit të ndodhur një ditë më parë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në kryeqytet, ngjarje për të cilën Report Tv solli dhe një video ekskluzive, të realizuar nga gazetari në vendngjarje.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Kejvin Bliu, 19 vjeç, banues në Tiranë.
Mëngjesin e kaluar, i riu aksidentoi një 14-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas uniformave blu, arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi, ky më datë 18.09.2017, rreth orës 11:00, në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur motorin tip “Piaggo” me drejtues shtetasin e mitur me iniciale A. B., 14 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ku më pas është ndaluar dhe arrestuar nga shërbimet e policisë rrugore pranë D.V.P.Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i ngjarjes", parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

(Makina që shkaktoi aksidentin)
[gallery]23928[/gallery]
/Shqiptarja.com