Tiranë, tjetër konfrontim fizik
banorë-pronarë-përmbarues

Tiranë, tjetër konfrontim fizik<br />banorë-pronarë-përmbarues
TIRANE - (Ora 16:15)  Tjetër konfrontim sot pasdite në rrugën “Myrteza Topi” pranë zonës së gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë (foto) për lirimin e një banese për ish-pronarët pretendentë. 
 
“A1 Report” transmetoi nga vendngjarja se, zhvillimi i situatës ka nisur me ofendime banale mes dy palëve - banorëve dhe personave përfaqësues të ish-pronarëve, të cilët kishin një urdhër të përmbarimit gjyqësor -  e më pas ka kaluar në konfrontim fizik. Por duhej ndërhyrja e forcave të komisariatit numër 3, që të normalizohej situata.
 
Ndërkohë që, nuk dihet nëse do lirohet banesa deri sot në mbrëmje apo jo, pasi paradite janë denoncuar dokumentacionet për parregullsi.
 
"Banorët nuk e lirojnë banesën, pasi thonë që "ne banojmë këtu prej kohësh". Ndërsa qëndrimi i policisë raportohet se është neutral, teksa ka një polici private të zgjedhur për të ushtruar ekzekutimin e urdhrit", raportoi nga vendngjarja gazetari, Arsen Rusta.  

Mëngjesin e sotëm arriti deri në përdorimin e armës. Ndërsa pas konfrontimit fizik të pasdites më pas është qetësuar gjithçka.

KONFLIKT PËR PRONËN, QËLLOHEN ME ARMË PËRMBARUESIT

Ora (10:45) Banorët e një ndërtese njëkatëshe në rrugën “Myrteza Topi” pranë shkollës “Sami Frashëri”, në kryeqytet, janë përplasur sot paradite me përmbaruesit, pasi nuk pranonin të lironin banesën, që me vendim gjykate u ishte kthyer ish-pronarëve me mbiemër Çali.

Përplasja ka qenë aq e ashpër, sa një nga banorët, Artan Sadiku, ka qëlluar edhe me armë, por fatmirësisht pa shaktuar të lënduar.

Policia bëri të mundur arrestimin e mënjëhershëm të tij dhe gjatë kontrollit, iu sekuestrua edhe një kallashnikov dhe një granadë.

Banorët thonë se personi që kërkon pronën, nuk është pronari i ligjshëm i shtëpisë. Ata thonë se kanë dokumentat që vërtetojnë pronësinë e banesës.

Familja Sadiku thotë se banon në këtë shtëpi prej vitesh, ndërsa shprehen se nuk do të pranojnë të dalin nga banesa.
 
“Këtu jemi 6 persona. Ne nga shtëpia nuk dalim, le të na vrasë shteti. Këtu ka korrupsion, një nga këta pronarët ka qenë sekser në hipotekë. Kemi çuar dosjen në prokurori”, u shpreh për Tv “A1 Report” Mira Sadiku.

konflikt, prone, polici, tirane
(Foto: Momenti i përlasjes, sot paradite në “Myrteza Topi”)

konflikt, prone, polici, tirane
(Foto: Momenti i përlasjes, sot paradite në “Myrteza Topi”)
Redaksia Online

(b.y/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim