TIRANE- Një konflikt i nisur për një sipërfaqe toke në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, ka shqetësuar së tepërmi selinë e Shenjtë të Vatikanit në Romë, shqetësim ky që mund të sjellë polemika në marrëdhëniet mes Vatikanit dhe Shtetit Shqiptar.
Kjo pasi anëtarët e familjes Petrela dhe trashëgimtarët e tjerë të kësaj familje të “ndihmuar” nga një vendim i Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave (AKKP) dhe nga një vendim tjetër i 16 shkurtit 2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë arritur të fitojnë të drejtën për të rregjistruar në hipotekë një sipërfaqe prej 14 mijë e 78 metra katror truall. Ky truall momentalisht ndodhet në vijën rrethuese të shoqatës “Qendra Sociale Don Bosko”, e cila ushtron që prej vitit 1997 aktivitet social dhe kulturor në këtë sipërfaqe.
Pikërisht në këtë vit ka qënë ish-kryeministri Aleksandër Meksi që në muajin Janar të firmos një vendim të Këshillit të Ministrave, duke urdhëruar që sipërfaqja e tokës prej 6 hektarë t’i jepet Ambasadës së Selisë së Shenjtë të Vatikanit më qera për 49 vjet. Çmimi i qerasë është caktuar 10 dollarë në çdo hektar në vit.
/Shqiptarja.com

VIDEO