TIRANË - Një grua humbi jetën këtë mëngjes pasi u përplas për vdekje nga një kamion trajler në Rrugën e Elbasanit. E ndjera, Gora Gjermeni 72 vjeç po kalonte në vijat e bardha nga trotuari i ambasadës amerikane për në krahun tjetër të rrugës, por fatkeqësisht është përplasur fatalisht nga kamioni me targa AA 442 IT. Gruaja me origjine nga Lushnja dhe banim ne Tirane, është goditur fillimisht nga koka e trajlerit dhe më tej ka përfunduar nën rrota.
Policia Rrugore arrestoi ne vendngjarje drejtuesin e kamionit Gentian Banaj 40 vjeç, i cili mësohet se është nga Qesaraku, fshat në periferi të Tiranës.

*Arrestimi i shoferit te kamionit*
Ndërkohë kamioni ka qenë duke lëvizur nga rruga “Dervish Hima” (stadiumi Qemal Stafa) drejt rrugës së Elbasanit. Sapo ka marrë kthesën për tu futur nga rruga dytësore në rrugën e Elbasanit (për në drejtim të Saukut), shoferi ka marrë para edhe këmbësoren e cila po kalonte në vijat e bardha. Mendohet që shoferi i kamionit të mos ketë qenë me shpejtësi të madhe për shkak se aksidenti ka ndodhur ndërsa ai po merrte kthesën.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se shoferi ishte sinjalizuar nga kalimtarët për rrezikun por pa mundur të shmangë përplasjen fatale.
Trupi i gruas është marrë me ndihmën e specialistëve zjarrfikës për shkak se ndodhej mes dy rrotave të dyta te kamionit dhe është transportuar më tej me ambulancë drejt morgut të Tiranës. Trupi i pajetë qëndroi përreth një orë pa u lëvizur për shkak të veprimeve hetimore të ekspertëve për të hedhur dritë mbi këtë aksident të rëndë.
/Shqiptarja.com

VIDEO