TIRANË- Ligji i fundit, për biznesin, pritet që të cohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi biznesi nuk e konsideron të duhurin, pas ndryshimeve që i janë bërë në disa nene të veçanta.
Anëtarët e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut tashmë kanë vendosur që ta zyrtarizojnë kërkesën e tyre, pasi nuk janë pro neneve të ndryshuara për procedurave tatimore si dhe pezullimin e zbatimit të ndryshimeve .
Fillimisht ky ligj, që u ndryshua dhe hyri në fuqi në fillim të nëntorit, u kundërshtua nga biznesi, pasi kishte mundësi më të mëdha për të ndëshkuar.
Përmes këtij ligji, mumndësohej një shtim i masës së gjobës, për punonjësit e padeklaruar, kallëzim penal për mosdeklarim real të pagës, gjobë për mosdeklarim të adresës apo e drejta për të mos paguar nëse nuk merr faturën.
Përvec kësaj, të gjithë ata përfaqësues biznesi që ushtrojnë aktivitet të madh nuk lejohen që të shesin tek individët dhe pa kupon tatimor.
Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com