1766138191_tritolinselitdhethomajano.jpg

Foto: Thoma Jano dhe makina e nipit që iu vendos tritol

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të sotëm në Selitën e Vogël, në makinën e 39-vjeçarit Dritan Jano.

Dritan Jano është nipi i Thoma Janos, i cili deri pak kohë me parë ka qenë zëvendësprokuror i Përgjithshëm për pjesën e përgjimeve. Një prej pistave që po hetohet është  puna e xhaxhait të tij në sistemin e drejtësisë.

Dorina Jano, bashkëshortja e Dritan Janos, rezulton se është një nga Administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. Hetuesit po verifikojnë dhe punën e bashkëshortes se 39-vjecarit si një pistë tjetër e mundshme.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit të Përgjithshëm, 2 autorë të maskuar hodhën lëndën plasëse! Pistë hetimi edhe puna e bashkëshortes