Tiranë - Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në pjesën e jashtme të një marketi në rrugën "Ramazan Gaxherri", Shkozë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Tritoli dyshohet të jetë vendosur prej një konflikti të ndodhur më parë, ndërsa pronarët nuk deklarojnë asgjë në lidhje me këtë ngjarje.

Burime bëjnë me dije se nga pamjet e kamerave të sigurisë një person i maskuar që vjen pranë marketit, pasi vendos lëndën plasëse largohet në këmbë nga vendi i ngjarjes. Vijojnë hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorit.

"Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të një marketi, dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rasti", njoftoi sot policia.