Policia e kryeqytetit ka prangosur sot 21-vjeçarin Besim Gjoka, pasi ai i ka “grabitur” 1 mijë lekëshin e fitimit lypësit të mitur 13-vjeçar të cilin prej kohësh e shfrytëzonte për lypje.

Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Luigj Gurakuqi”, ku duke e kanosur me thikë Gjoka i ka marrë djalit që shfrytëzon si lypës, me iniciale E.T 13-vjeçar, të gjitha paratë e grumbulluara.

Ja komunikata e policisë Tiranë
Më datë 19.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Besim Gjoka, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke e kanosur me thikë, i ka marrë 1000 lekë të miturit E.T, vjeç 13, banues në Durrës, të cilin e shfrytëzonte për të lypur. Nenet 139 e 124/b të Kodit Penal.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)