Tiranë/ U kap me 2800 euro false, vihet në pranga, 20 vjeçari! Nis hetimi për të vëllain dhe mikun e tyre

Tiranë/ U kap me 2800 euro false, vihet në pranga, 20 vjeçari! Nis hetimi për të vëllain dhe mikun e tyre

Paratë false të sekuestruara

Tiranë-Një 20-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi uniformat blu i gjetën 2800 euro false.

I riu u kap në sheshin ‘Nënë Tereza’, pas një kontrolli të kryer në makinën e tij.

Paratë u sekuestruan si provë materiale.

“Në sheshin “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin A. Q. dhe pasagjerë shtetasit D. M. dhe S. Q. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. Q. i janë gjetur kartmonedha euro të prerjeve 100 dhe 200, të dyshuara të falsifikuara (në total 2800 euro), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, informoi sot policia.     

Ndërkohë ka nisur hetimi për vëllain e të riut dhe mikun e tyre.

"Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Falsikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Q., 23 vjeç(vëllai i 20-vjeçarit) dhe D. M., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, thuhet më tej në njoftim

Operacioni u kodua ‘False’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Trump: SHBA-ja dhe Ukraina do ta nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për minerale

Presidenti Trump: SHBA-ja dhe Ukraina do ta nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për minerale