Thasë me drogë në makinë, 4 të arrestuar në Tiranë! Sekuestrohen 11 kilogramë kanabis

Tiranë-Katër persona në kryqeytet u vendosën në pranga në rrugën “Bill Klinton” pasi po transportonin 11 kilogramë kanabis, me qëllim shitjen.

Sipas njoftimit të policisë lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të kryer në makinën tip 'Benz'. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara kanbisi ishte i vendosur në thasë dhe qeska të zeza.

"Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit: J. M, 27 vjeç dhe J. M., 35 vjeç të dy banues në Tropojë;  Gj. H., 28 vjeç dhe O. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë. 

Gjatë operacionit, në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit, në bagazh, janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg", informoi sot policia.

Sekuestrohet kanabisi, makina dhe 5 celularë si provë materiale.

Operacioni u kodua 'Carry on'.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

‘PS, shkollë e promovimit të të rinjve’, Rama: Po përgatisim një gjeneratë tjetër! Të votosh moçalishtet e reja të hapura...

‘PS, shkollë e promovimit të të rinjve’, Rama: Po përgatisim një gjeneratë tjetër! Të votosh moçalishtet e reja të hapura...