Tiranë/ U kapën duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 trafikantët (VIDEO)

TIRANË- 3 persona në Tiranë janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar 21 emigrantë kundrejt parave me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. 3 trafikantët i kishin marrë 21 emigrantët në kufi me Greqinë dhe do i kalonin drejt vendeve të BE-së.

Të arrestuarit janë një 32-vjeçar me iniciale R. I., nga Gramshi, një 31-vjeçar me iniciale  D. G., dhe një 35-vjeçar me iniciale P. L., të dy nga Fieri.

Ata janë kapur në flagrancë nga efektivët në autostradën Tiranë-Elbasan, duke transportuar me një mjet, 21 emigrantë, të cilëve, kundrejt parave, iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së. 21 emigrantët e paligjshëm u vunë nën hetim për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". Po ashtu, u sekuestruan 2 automjete dhe 2 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)