Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy personat të cilët mëngjesin esotëm janë përfshirë në një ngjarje aksidentale, ku njëri prej tyre vetëqëlloi me armën pa leje që mbante veten e tij.

Siç bën të ditur policia e kryeqytetit, në pranga kanë rënë R.M,17 vjeç dhe M. Xh, 17 vjeç pasi në ambientet e brendshme të një  lokali në rrugën "Xhorxh Ë Bush", R.M dhe M. Xh kanë qenë  të ulur në katin e tretë në një tavolinë të këtij lokali dhe për një moment R.M  ka hapur çantën e tij personale, ku brenda të cilës kishte një pistoletë të llojit “TT”, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente dhe nga pakujdesia si pasojë  e një shkrepje të pa vullnetshme është vetëplagosur në këmbën e majtë, pa rrezik për jetën.
 
Shoku i tij me të cilin ishte në tavolinë M. Xh, ka marrë  armën dhe është larguar nga vend ii ngjarjes, por ai u prangos disa orë më vonë bashkë me armën me të cilën u vetëqëllua shoku i tij.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)