Tiranë, u vihet zjarri kazanëve të mbetjeve në ish-bllok, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

TIRANË - Kazanët e mbeturinave në zonën e ish-bllokut janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm duke shkaktuar tym dhe flakë dhe ndotur ambientin. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv nga zjarri janë përfshirë tre kazanë plehrash në një prej rrugëve kryesore të zonës së ish-bllokut në kryeqytet.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Mësohet se flakët kanë rrezikuar edhe disa automjete të parkuara aty pranë. Për shuarjen e zjarrit është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në pak minuta. 

Kazanët e mbeturinave në flakë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 07/01/2019 12:22

    Policia dhe SHIShi te kene ne kontroll teritorin se grupe te caktuara veprojne keshtu vetem politikisht dhe kush eshte fajtor te arrestohet

    Përgjigju
  • I pa besushmi: 07/01/2019 10:43

    Salolulomona duane destabilitet,prandaj mos bini ne gracken e tyre,sepse I mbyturi te mbyt-durim dhe nanje muaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër