Tiranë, vdes në maternitet
nëna me gjithë foshnjën

TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin Universitar Obstetrik- Gjinekologjik "Mbretëresha Xheraldinë" në Tiranë. Nëna së bashku me fëmijën e saj kanë humbur jetën dhe nuk ka një shpjegim të qartë nga autoritet përkatëse. Klodiana Aliaj (ne foto) një vajzë 29 vjeçare ka qenë e shtruar në maternitetin e Tiranës nuk ka mundur të shpëtohet nga duart e bluzave të bardha. Megjithatë burime të Shqiptaria.com theksojnë se shkak i vdekjes së saj ka qenë Hipertensioni. Duke qenë se hipertensioni nuk i bënë mirë një shtatëzanie doktorët e kanë parë të arsyeshme që të bëhet lindja e foshnjes me operacion. Ndërkohë që fëmija nuk ka arritur t'ia dalë, më datë 28 korrik kur është bërë edhe ndërhyrja. Nuk zgjati shumë edhe e ëma pësoi të njejtën gjë. Edhe pse doktorët u munduan për shpëtimin e saj, ajo nuk është më pjesë e kësaj jete. Doktorët nuk kanë dhënë deri më tani një version të saktë të vdekjes së vajzës dhe foshnjës së saj. Kështu që as fëmija as nëna nuk kanë mundur dot t'i shpëtojnë kësaj rritje të tensionit. Vajza banonte në lagjen Unazë e Re, të Tiranës dhe është dërguar për në banesën e fundit ditën e djelë të datës 05.08.2012.
Ngjarja
Për të gjithë ndoshta është e pashpjegueshme sesi një nënë 29 vjeçare dhe foshnja e saj kanë humbur jetën në maternitetin në qendër të Tiranës. Familjarët nuk duan të flasin. Por vetë mjekët kanë dhënë dyshimet e para mbi atë se çfarë mund të ketë ndodhur. Nëna e re 29 vjeçare për herë të parë është paraqitur në maternitetin e Tiranës në datën 9 korrik. Mjekët e maternitetit të Tiranës e kanë diagnostikuar me gravidancë 26-27 javëshe. Por më tej asgjë nuk ka ecur mirë për nënën e re dhe fëmijën e saj. Në datën 27 korrik, sipas mjekëve të këtij materniteti, vajza është paraqitur edhe njëherë pranë maternitetit. Për shkak të hipertensionit, me anë të operacionit, mjekët kanë mundur që të nxjerrin fëmijën e saj që vlerësohet se mund të ketë qenë sipas kartelës mjeksore 28 apo 29 javë. Fëmija që lindi me operacion vdiq menjëherë. Por të njëjtin fat, pa e ditur arsyet e menjëhershme pati edhe nëna. Ajo është ndarë nga jeta ditën e hënë në datën 30 korrik dhe askush nuk ka dhënë asnjë sqarim për gjithë situtatën e ndodhur.

materniteti
Heshtje
Në maternitetin e Tiranës askush nuk flet për këtë gjë. Mjekët edhe pse të tronditur për humbjen e jetës së nënës dhe foshnjes së saj, vetëm e thonë këtë me zë të ulët, por pa dashur të prononcohen në mënyrë përfundimtare. Asnjë nga drejtuesit e maternitetit nuk do të reagojë për këtë çështje, dhe ndërkohë as familjarët nuk kanë dashur që të ketë një investigim nga policia apo prokuroria se pse mund të ketë ndodhur një tragjedi e tillë në qendër të kryeqytetit. I gjithë ky operacion që mbulohet nga misteri, tashmë duket si i arkivuar. As në media, lajmi nuk u raportua. Nuk dihet se çdo të ndodhë më vonë, por ajo që është e qartë, është se nëna dhe fëmija i saj nuk jetojnë më.
(Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna