TIRANE - Një 35 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15. 30 në periferi të kryeqytetit, Kamëz.
35 vjeçari Armando Jaupi mendohet se i ka dhënë fund jetës në kushtet e depresionit.

Trupi i pajetë i 35 vjeçarit u gjet afër një muri, në vendin e quajtur Argjinatura, në rrugën "Albavia" në periferi të Kamzës. Sipas dëshmive të para të personave që janë marrë në pyetje nga policia, 35 vjeçari ka qenë në shoqërinë e 4 personave paraditen e sotme, mes tyre ka pasur një zënkë, dhe pas saj është gjetur pajetë 35 vjeçari.

Policia ka marrë në pyetje disa persona që kanë dijeni për ngjarjen dhe po vijon kërkimet për 4 personat që e kanë shoqëruar 35 vjeçarin Armando Jaupi gjatë paradites së sotme për të zbardhur më tej këtë ngjarje.

(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)