Tiranë/ Vihen në pranga 9 persona për vepra të ndryshme penale

Tiranë/ Vihen në pranga 9 persona për vepra të ndryshme penale

Foto ilustruese

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan një 24 vjeçar, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde kokaine.

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ekzekutuan vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim Kristi Dako, 28 vjeç, banues në Tiranë, të cilin kjo Gjykatë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale "Përndjekja".

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një 27-vjeçar pasi ka aksidentuar me monopatinë elektrike një 76-vjeçar. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është arrestuar një 33-vjeçar, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, në një ambient që ka në administrim, ka ndërtuar pa leje në hapësirën publike, një strukturë metalike dhe një tendë elektrike.  Është arrestua 44-vjeçari  K. F., banues në Tiranë, pasi është kapur duke luajtur lojëra fati, me aparat celular, në një lokal, në Rrugën e Kavajës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin K. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- B. Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

- L. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

- S. Ç., 33 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë