Tiranë/ Vidhnin banesa dhe biznese, 2 të arrestuar, sekuestrohet një pistoletë dhe municion luftarak (Emrat)

TIRANE- Dy persona janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi vidhnin banesa dhe biznese, të dy me precedent për vjedhje.  

Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “THE END”, ku në pranga janë vënë Alket Loci, 35 vjeç dhe Elvis Mile, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta persona janë kapur në flagrancë, ditën e djeshme, (31 janar) pasi kishin vjedhur një biçikletë, ndërsa dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 19.01.2025, kanë vjedhur me thyerje në një biznes, disa pajisje elektronike.

Policia ka sekuestruar edhe sendet e vjedhura që u gjetën në banesën e njërit prej të arrestuarve. 

‘Gjatë kontrollit në banesën e Alket Locit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, jelek antiplumb, rrip multifunksional si i Policisë, sende të tjera që përdor Policia, 2 biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera. Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Mars, 09:14

    Rreth 235 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Asllani shkëlqen, Interi fiton 0-2! Bayern bën për ‘aspirina’ Leverkusenin, Barça sukses minimal! Liverpool mposht PSG-në

Champions League/ Asllani shkëlqen, Interi fiton 0-2! Bayern bën për ‘aspirina’ Leverkusenin, Barça sukses minimal! Liverpool mposht PSG-në