Zbardhen 22 vjedhje në Tiranë, nën hetim 3 të mitur, në kërkim një tjetër

Zbardhen 22 vjedhje në Tiranë, nën hetim 3 të mitur, në kërkim një tjetër

Drejtoria e Policisë së Tiranës

TIRANË - Zbardhen 22 raste të vjedhjeve në Tiranë. Tre fëmijë të moshave 14, 13 dhe 17 vjeç janë vendosur nën hetim dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhjen e biçikletave dhe marketeve në kryeqytet.

Më konkretisht, përgjatë vitit 2020 dhe javëve të para të këtij viti, këta persona kanë vjedhur biçikletat e 5 personave të tjerë, produkte të ndryshme dhe shuma parash në markete dhe ambiente të tjera në Tiranë.

Nën hetim janë 3 të miturit me iniciale F.M. 14 vjeç, E.K., 13 vjeç dhe E.P. 17 vjeç si dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër me iniciale K.S.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit e mitur me iniciale F. M., 14 vjeç, E. K., 13 vjeç, E. P., 17 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. S.,  pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar janë autorë të 22 rasteve të ndryshme të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje në qarkun e Tiranës. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit 2020 dhe javëve të para të këtij viti, kanë vjedhur biçikletat e 5 shtetasve, produkte të ndryshme dhe shuma parash në markete dhe ambiente të tjera në qytetin e Tiranës” – njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shkuan të verifikojnë personat me ndihmë ekonomike, kërcënohen me armë punonjësit e Task Forcës në Pogradec

Shkuan të verifikojnë personat me ndihmë ekonomike, kërcënohen me armë punonjësit e Task Forcës në Pogradec