Sipas policisë, Mariglen Deva, në Rrugën “At Zef Pëllumbi”, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke tentuar të vidhte automjetin e markës "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit B. M. Në afërsi është konstatuar një automjet i markës "Opel", ku brenda po qëndronin tre shtetasit e tjerë të cilët janë arrestuar nga shërbimet e policisë.
Në videon e shpërndarë nga policia duket momenti i shoqërimit në Policinë e Tiranës i katër të rinjve.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e sipërpërmendur, vinin në Tiranë duke përdorur automjetin e markës "Opel Corsa", më pas bënin shënjestrimin e automjetit, i thyenin xhamin e pasëm dhe duke bërë zëvedësimin e çentralinës bënin ndezjen e automjetit. Automjetet që vidhnin i shisnin në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H, përkundrejt shumave monetare nga 500 deri në 1000 euro.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kaçavidë, një palë doreza, një orë dore e marrë në automjetin e markës "Mercedes Benz" si dhe pesë aparate telefonik të markave të ndryshme
Nga kontrollet e kryera në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H., janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,
- Katër dyer automjeti të markës "Mercedes Benz",
- Dy sinjale automjeti të markës "Mercedes Benz",
- Dy amplifikator automjeti të markës "BME",
- Një difirencial automjeti i markës "Mercedes Benz",
- Një grup timoni automjeti i markës "Mercedes Benz",
- Një grup timoni automjeti i markës "BME",
- Pjesë të ndryshme nga një automjet i markës "Volksëagen".
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287/b, të Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO










