Vodhën 5 mln lekë nga bankomatët në Tiranë, në kërkim 3 rumunët! Skema, përdoronin karta të klonuara (VIDEO + FOTO)

TIRANËFlorin Oprinoiu, 25 vjeç, Marian Mihai, 45 vjeç dhe Adrian Simoiu, 20 vjeç, të tre nga Rumania, zbritën në Tiranë në fillim të muajit dhjetor të vitit të shkuar me një synim të qartë, vjedhjen e parave në bankomate. Për të arritur qëllimin, rumunët provuan disa skema dhe prej tyre mundën të marrin rreth 5 milionë lekë në 4 raste të suksesshme vjedhjesh dhe 2 të tjera tentativa pa sukses. Për herë të parë rumunët vodhën më 9 dhjetor në 3 bankomate, ndërsa së fundmi, kur alarmi u ngrit nga policia, ishte data 6 janar. 

Për kryerjen e vjedhjeve “miqtë” ballkanas përdornin 4 skema, duke nisur nga klonimi i kartave, i cili arrihej të bëhej përmes vendosjes së një aparature që nuk vihej re nga përdoruesit e bankomateve, e cila skanon të dhënat dhe më pas nis puna e zhvatjes së parave. Rumunët erdhën në Tiranë edhe me karta të vjedhura jashtë dhe përmes tyre tërhiqeshin paratë në bankomatet e bankave të nivelit të dytë. Mënyra e tretë për të zhvatur ishte ndërhyrja përmes sistemeve kompjuterike dhe e fundit edhe me thyerje direkte të vendqëndrimeve të parave. Fillimisht blutë hasën vështirësi në identifikimin e 3 autorëve dhe u kërkua ndihma e publikut për informacion me premio 5 mijë euro, por që në fakt kjo mënyrë nuk funksionoi. 

Në kushte të tilla, u kërkua ndihma e krimit kibernetik, i cili pas hetimeve arriti tek identifikimi i shtetasve rumunë, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim. Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë u gjurmua një automjet tip “Mercedes Benz”, me të cilin të tre lëvizën gjatë qëndrimit në Tiranë. Burime nga policia i thanë Report Tv se të tre nuk figurojnë më brenda të territorit të vendit dhe shumë shpejt, përmes komunikimeve zyrtare do të nis bashkëpunimi me autoritetet rumune për lokalizimin dhe arrestimin e tyre me efekt ekstradimi në Tiranë.

Një skemë e tillë është përdorur edhe më parë nga shtetas rumunë në vendin tonë. Në vitin 2020, dy rumunë, vidhnin para nëpër bankomatët në Tiranë, duke përdorur karta të klonuara e duke bllokuar kamerat e bankomatëve.

Tre rumunët në kërkim
Florin Oprinoiu, 51 vjeç
Marian Mihai,  45 vjeç
Adrian Simoiu, 20 vjeç

1704547395_grabitje.jpg

1705565854_grabitjerumun.jpg

Rumunët në kërkim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:23
EMRAT/ Kush janë tre rumunët që vodhën 5 mln lekë nga bankomatët në Tiranë

1705565854_grabitjerumun.jpg

Report Tv ka mësuar emrat e tre rumunëve që vodhën rreth 5 mln lekë nga bankomatët në Tiranë.

Tre rumunët, Florin Oprinoiu, Marian Mihai dhe Adrian Simoiu janë shpallur në kërkim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

SPAK çon për gjykim në GJKKO dosjen e deputetit Plarent Ndreca

SPAK çon për gjykim në GJKKO dosjen e deputetit Plarent Ndreca