TIRANE- Mbërrin në Tiranë grupi i katërt i muxhahedinëve, pjesë e marrëveshjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qeverinë shqiptare.

Një avion i Austrian Airlines solli mesnatën e të enjtes në Aeroportin e Rinasit, grupin e katërt, të përbërë nga 17 muxhahedinë, të cilët u sollën në vendin tonë nga kampet e Itakut. Ata janë dërguar në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Babrru, Tiranë.

Grupi i të enjtes është i katërti, duke e çuar numrin e të mbërriturve deri tani në 88, nga 210 që pritet të strehohen në vendin tonë, si pjesë e marrëveshjes. Muxhahedinët duhet të kishin mbërritur në Shqipëri brenda muajit maj.

Tirana u tregua e gatshme t'u afronte azil, ndërkohë që kostot e jetesës së tyre, si qira për banesat ku do të strehohen dhe ushqimi, do të përballohen nga UNHR-ja, ndërsa Ministria e Brendshme plotëson dokumentacionin e tyre, si dhe gjen vendet e banimit.

Redaksia online
(gs/sg/shqiptarja.com)