Katër të mitur vjedhin një biznes në Vorë, vihen në hetim! 14-vjeçari me armë, e publikonte në rrjetet sociale

Katër të mitur vjedhin një biznes në Vorë, vihen në hetim! 14-vjeçari me armë, e publikonte në rrjetet sociale

Arma e sekuestruar

TIRANË- Katër të mitur janë vënë në hetim nga policia, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një biznesi në autostradën Tiranë-Vorë. Bëhet fjalë për katër të mitur të moshës 14 dhe 15 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrit, ata dyshohet se kanë vjedhur në një biznes pjesë automjetesh.

Jo vetëm kaq, por njëri prej 14-vjeçarëve mbante edhe armë zjarri. Gjatë kontrollit që uniformat blu ushtruan në banesën e 14-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak.

I mituri publikonte fotot të armës në rrjetet sociale.     

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pasi kanë siguruar informacione për 4 shtetas të mitur, të cilët dyshohet se kryenin vjedhje të ndryshme, si dhe njëri prej tyre mbante në banesë, armë zjarri, dhe publikonte foto të saj në rrjete sociale, kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre rasteve dhe vënien e autorëve të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale. 

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar "Hand", si rezultat i të cilit u proceduan penalisht 4 të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa pjesë automjetesh, në një biznes, në autostradën Tiranë-Vorë. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej 14-vjeçarëve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak, të cilën ky shtetas e publikonte dhe në rrjete sociale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nardi: 11/03/2024 09:23

    E ardhmja e Shqipërisë! Duhet prindërit të arrestohen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv