Grabiti një dyqan dhe tentoi të vidhte edhe një tjetër, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë! Përdorte pistoletë çakmak për të trembur shitëset

TIRANË- Është vënë në pranga hajduti Pieraldo Pelushi 31-vjeçari i cili tentoi të vidhte dyqanin e telefonave dy ditë më parë.

Pelushi kishte grabitur një tjetër dyqan përpara se të mbërrinte në dyqanin e një kompanie telefonike, ku njëra nga shitëset e nxori jashtë dyqanit. I riu përdorte pistoletë çakmak për të frikësuar shitëset në dyqanet që shkonte për të vjedhur. Fatmirësisht, shitësja në dyqanin e kompanisë telefonike arriti të dallojë se pistoleta ishte false dhe kështu u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i tij.

Më herët, Pelushi ka qenë i dënuar për drogë.

 Në momentin e arrestimin më 24 prill 2019, mësohet se Pelushit i janë sekuestruar 31 doza me heroinë, të cilat i mbante në një çantë marsup. 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)

Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)