TIRANE- Mister dhe dyshime ka futur dje në strukturat e policisë vrasja e 43 vjeçarit me origjinë palestineze Anwar Fouad Rizik. Policia po sheh në disa drejtime: së pari, konflikte të mundshme pronësie në fabrikën e çimentos ku vetë ekonomisti punonte; një tjetër pistë është edhe ajo e konkurrencës, për sa kohë që operon në tregun shqiptar edhe kompania Titan; por sipas burimeve policore, nuk përjashtohet as pista e ndonjë urdhërese të huaj për shkak të origjinës së tij palestineze dhe për më tepër që sipas agjencive të lajmeve të këtij shteti, 43 vjeçari i ekzekutuar ishte edhe djali i kryetarit të Partisë Komuniste Palestineze. Ajo që dihet me siguri, është që policia shqiptare, për këtë vrasje që ndodhi jo shumë larg ambasadës amerikane, ka kërkuar edhe ndihmën e shërbimeve partnere. Në fakt, hetimet e policisë shqiptare të kryera që nga dita e djeshme, vërtetuan se vetë Anëar Fouad Rizik kishte një kamer sigurie në shtëpinë e vet. Policia shqiptare e ka sekuestruar kasetën e kameras, por deri dje në mbrëmje nuk dha asnjë të dhënë se çfarë është filmuar. Nga ana tjetër, me një shkresë zyrtare, policia e shtetit i ka kërkuar Ambasadës Amerikane që gjendet shumë pranë shtëpisë ku ndodhi shpërthimi, filmimet e kameras së sigurisë që merr pamje nga shtëpia. Të pyetur dje në mbrëmje nga "Shqiptarja.com" nëse Ambasada do t'i përgjigjej pozitivisht kërkesës së policisë shqiptare, zyra e shtypit e Ambasadës ktheu përgjigje: "Nuk komentojmë çështje të sigurisë, por gjithmonë do ta ndihmojmë policinë e shtetit në çdo mënyrë të mundshme". Për Ambasadën Amerikane, kjo është konsideruar si një çështje sigurie.
OPERACIONET
Menjëherë pas shpërthimit, ekspertët policorë kanë parë edhe derën. Kallëpi i tritolit ishte vendosur pranë portës dhe ishte lidhur me një detonator shpërthyes që do të hidhte në erë portën sapo makina të afrohej. Po bëhen të gjitha analizat për të parë se nga është gjetur tritoli.
Ndërsa forcat RENEA kanë filluar menjëherë bastisjet në disa shtëpi në zonën e Fushë Krujës tek persona që mendohet se më parë kanë pasur konflikte për fabrikën. RENEA është ndalur në fshatin Zallë ndërkohë që personat e shoqëruar më parë janë arrestuar për vendosjen e tritolit në ura dhe hekurudha që lidhin zonën me fabrikën e çimentos, por me vendim të gjykatës kanë dalë të pafajshëm. Pjesëtaët e fisit Zalla janë pronarë të tokës ku është ndërtuar fabrika e çimentos dhe kanë pasur konflikte me pronarët e saj. RENEA ka kontrolluar edhe banesën e Ylli Zallës, i cili para pak mujash është arrestuar dhe vazhdon të jetë në qeli, i akuzuar si posedues i një sasi të konsiderueshme lëndë plaëse kryesisht tritol si dhe armë luftarake dhe minicioneve. RENEA në këtë operacion është udhequr nga ana e drejtuesve të policisë së Fushë-Krujës. Ndërsa ka ushtruar edhe kontrolle të hollësishme në banesa e në afërsi të shtëpive të banimit, duke kontrolluar imtësisht edhe kasollet e bagëtive apo mullarët e barit. Ndërsa puna në fabrikën e çimetos në Fushë -Krujë ka vazhduar normalisht dhe përse masat e sigurisë jan shtuar ku policia kontrollon me imtësi të gjithë mjetet që hynë dhe dalin nga fabrika.
KONFLIKTET
Vrasja e jordanezit Anëar Fouad Rizik, vjen pas një sërë atentatesh ndaj kësaj fabrike, ku janë vendosur plot 12 herë eksploziv në rrugët që lidhin këtë fabrikë, duke nisur nga rrugët nacionale, urave, linjave hekurudhore, murit rrethues të fabrikës, breda fabrikës e deri tek shtyllat e tensionit të lartë që furnizonin me energji këtë fabrikë. Vetëm brenda majit 2011, ndodhën katër sulme të rënda me eksploziv, që kanë pasur për qëllim dëmtimin e lidhjes së fabrikës me hekurudhën, prishjen e urës së Gjoles që lidh fabrikën me rrugën nacionale, dëmtimin e sistemit të furnizimit me energji si dhe dëmtimin e pajisjeve dhe mureve rrethuese të fabrikës. Në qershor një sasi eksplozivi shpërtheu duke hedhur në erë shtyllën e tensionit të lartë 220 KW dhe ndërprerë furnizimin me energji elektrike të fabrikës.
Pistat kryesore të hetimit mbeten ato të konflikteve që kanë banorët e fshatit Zallë, dhe pronarët e tokës ku është ngritur fabrika dhe pronarët e kësaj të fundit. Dyshimet kishin të bënin edhe me faktin se banorëve u ishte ndërprerë dëmshpërblimi për ndotjen, por nuk përjashtohej ajo e konkurrencës.
Shpërthimi i fundit ishte ai i qershorit 2011, kur u hodh në erë ura e linjës hekurudhore Bubq - Fabrika e Çimentos, në vendin e quajtur lagjja "Kurtaj", në fshatin Zallë të Fushë- Krujës. Për pasojë u dëmtua njëri nga parmakët e urës, shina dhe një pjesë e saj. Policia shoqëroi të paktën 15 persona në lidhje me ngjarjen. U arrestuan Bashkim Zalla, 54 vjeç, nga fshati Zallë i Fushë-Krujës, i dënuar më parë për veprën penale të "vrasjes", djali i tij, Edvin Zalla, 31 vjeç si dhe djali i vëllait të tij, 26-vjeçari Fredjon Zalla, i akuzuar më parë për "mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake", 35-vjeçarin Afrim Xhixha, nga fshati Nikël dhe 37- vjeçarin Xhabir Vellku, nga fshati Budull i Krujës. Të arrestuarit nuk pranuan akuzat dhe gjykata më vonë i liroi. Gjatë 24 orëve policia qëndron në këtë fshat duke patrulluar.
VRASJA NE SY TE DJALIT
Atentati ndaj shtetasit palestinez Anwar Rizik, numrit dy në Fabrikën e Çimentos në Fushë Krujë dje në mëngjes ka ndodhur në sy të djalit të tij të vogël. “Babi kam harruar librin, sa të shkoj dy inuta brenda ta marr e vij”. Ka qenë deklarata e djalit të 43 vjeçarit palestinez. Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se në momentin që fëmija doli nga makina për të shkuar menjëherë në shtëpi, palestinezi, kishte kthyer makinën për ta nxjerrë nga dera kryesore e shtëpisë dy katëshe, kur menjëherë është ndjerë shpërthimi, i granatës që mendohet se është vendosur në portën e jashtme të banesës privat . Sikurse thonë autoritetet policore që duan të mbeten të paindentifikuar, shpërthimi ka shkaktuar “një shok” te fëmija që ishte duke ngjitur shkallët për të marrë librin.
Ai ishte djali i ish-shefit të Partisë Popullore Palestineze. Banesa 2 katëshe ku ndodhi shpërthimi është rreth 500 metra në vijë ajrore nga Ambasada Amerikane, (prapa godinës së ambasadës) në rrugën e Elbasanit. Shpërthimi i orës 08:05 minuta, i ditës së djeshme u dëgjua në të gjithë zonën e rrugës së Elbasanit dhe në pjesën më të madhe të qendres së Tiranës.
(sg/eq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Palestinezi ishte djali i ish- kreut të Partisë Popullore Palestineze