Foto: Gazment Buçpapaj
Report Tv ka siguruar foton e Gazment Buçpapajt autorit të dyshuar të vrasjes të Egli Pashollarit të premten e 20 shkurtit.
Sipas dëshmisë së dhënë nga bashkëshortja e Buçpapajt, i cili është shpallur në kërkim, i ka rënë borisë për t’i hapur rrugën, por viktima i ka sharë e ofenduar.
"Në rrugën “Ylbere Bylykbashi” dhe te “Kongresi i Lushnjës” u krijua një situatë tensioni në trafik me një makinë që na kishte bllokuar rrugën. Bashkëshorti i ra borisë për t’i kërkuar të hapte, por shoferi na ofendoi me fjalë të rënda nga familja. Ne vazhduam pa reaguar, por pak më tej e njëjta makinë lëvizte shumë ngadalë para nesh dhe, pasi i ra sërish borisë, ndaloi. Nga automjeti zbriti një djalë rreth 30 vjeç, i shoqëruar me dy persona të tjerë, dhe u afrua drejt nesh. Në atë moment zbriti edhe im shoq dhe mes tyre nisi një përleshje me grushte", thotë bashkëshortja Laureta Buçpapaj.
Lajmi kryesor:
Vrau me thikë 31-vjeçarin në Tiranë, Report Tv siguron pamjet kur autori arratiset me bashkëshorten! Zbardhet dëshmia e gruas: Na bllokoi rrugën (VIDEO)










