Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg 41-vjecarin Filip Shehu, i cili vrau me thikë kolegun e tij picier Indrit Ismaillari në një lokal tek Komuna e Parisit.
Në deklarimet që ka bërë para togave të zeza të Gjykatës se Tiranës, 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër. “Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”, ka deklaruar 41-vjecari.
Ai ka thënë që nga ana e viktimës acarohej dhe sipas tij viktima mbante thikë dhe thoshte nuk e çaj kokën fare për ty. E njëjta situatë sipas tij ka ndodhur edhe ditën e ngjarjes ku janë konfliktuar. Ndërkohë 41-vjecari e ka mësuar një ditë më parë që Indrit Ismaillari ka humbur jetën pasi e dinte vetëm që ishte plagosur dhe ka shprehur ngushëllime familjarëve.
Avokati mbrojtës i tij Ilir Murati ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për çrregullim bipolar. Ai ka paraqitur dhe një dokumentacion mbi kurimin e Filip Shehut qe nga viti 2013. Avokati kërkoi shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik si masë sigurie dhe kryerjen e një ekspertize për shëndetin mendor. Mësohet se 41-vjecari ishte i divorcuar dhe kishte një fëmijë.
Sipas hetimeve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda më pak se një minute. Gjatë debatit, viktima hap frigoriferin për të marrë një kuti proshute, ndërsa në atë moment, pasi dëgjon ofendimet, autori merr një thikë kuzhine dhe e godet tre herë, një herë në qafë dhe dy herë në bark.
Punonjësit e tjerë të restorantit, të marrë në pyetje, kanë deklaruar se Shehu ishte person i mbyllur dhe i ftohtë në komunikim, që rrallë fliste me të tjerët. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se ai jetonte vetëm, pasi prej disa kohësh ishte larguar nga familja.


Komente











Kur kryejn krime është e zakonëshme që nxjerin raporte se janë të çmëndur por kush i mer në punë këta të çmendur duhet të meret i pandehur sepse nga këta çfar nuk pret,a ju kërkohet raport mjeksore para fillimit të punës...
Përgjigju