Ne orët e para të mëngjesit policia ka arrestuar dy 18- vjeçarë me iniciale, B.Sh dhe A.K dhe ka proçeduar penalisht nje 15 vjeçar të dyshuar për një sërë vjedhjesh në Tiranë në kioska dhe markete.
Deklarata e Policisë :
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, autorë të dyshuar për disa vjedhje.
Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje në markete dhe në kioska.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
B. Sh., 18 vjeç dhe A. K., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht shtetasin e mitur me iniciale N. E., 15 vjeç.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke tentuar të vidhnin në kioskën e shtetasit B. Z., në rrugën “Dritan Hoxha”.
Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se këta shtetas janë autorët kryesorë të dyshuar për disa vjedhje në qarkun e Tiranës, si më poshtë:
Më datë 07.06.2020, në Rrugën e Kavajas, kanë vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit S. L.;
Më datë 13.10.2020, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur disa paketa cigaresh në një supermarket;
Më datë 22.10.2020, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur disa paketa cigaresh dhe artikuj të tjerë në minimarketin në pronësi të shtetasit V. K.;
Më datë 05.11.2020, kanë tentuar të vjedhin në një kioskë te “Komuna e Parisit”.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme