Tiranë, zbulohet bazë falsifikimi
vulash e kartash identiteti

Tiranë, zbulohet bazë falsifikimi<br />vulash e kartash identiteti
TIRANE - Zbulohet një bazë e falsifikimit të kartave të identitetit dhe dokumentave të tjera shtetërore. Arrestohet Ylber Huqi dhe shpallet në kërkim një person tjetër. Operacioni i policisë u krye nga strukturat e Sektorit të Krimit Ekonomik - Financiar në bashkim me struktura të tjera të specializuara.  Huqi, 62 vjeç është arrestuar për të dytën herë për të njëjtën vepër penale, atë të falsifikimit të dokumentave dhe vulave shtetërore.

Lajmin e bëri të ditur, zyra e shtypit e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas saj, hetimi për këtë çështje ka nisur rreth 4 muaj më parë. Në operacion morën pjesë strukturat e Krimit Ekonomik - Financiar dhe sektori i Operacioneve Speciale nën drejtimin e Njësisë së Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Operacioni u realizua në afërsi të zonës së Xhamllikut në Tiranë në orën 14.00. Huqit iu gjendën vula të ndryshme të Drejtorisë Rajonale së Transportit Rrugor, vula të ndryshme të komunave Paskuqan, Kryeevidh etj. dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme të dëftesave të shkollave të mesme të ndryshme të falsifikuara, një sasi e konderueshme e vërtetimeve të hyrje – dalje të doganës së Durrësit, një sërë çertifikatash të zyrave të ndryshme të gjendjes civile, karta identiteti të dyshuar të falsifikuara, një sasi e konsiderueshme të lejeve të qarkullimit ndërkombëtar të mjeteve; formularë të paplotësuar të vërtetimeve të ndryshme të titullit të pronësisë, vërtetime e formular të paplotësuar të Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme".

Burimet zyrtare të policisë së Tiranës konfirmuan gjithashtu se në banesën e Huqit, që shërbente njëkohësisht si bazë falsifikimi e dokumentave zyrtare, u sekuestrua edhe një sasi prej 2 kg lëndë narkotike.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim