TIRANE – Policia e komisariatit nr.4 në Tiranë ka zbuluar dy parcela me 170 gropa të dyshuara se përdoren për mbjelljen e lëndës narkotike, kanabis në kryeqytet.
 
Mësohet se në çdo gropë janë gjetur 4 rrënjë të dyshuara si lëndë narkotike, ndërsa ka filluar asgjësimi i tyre. Gjithashtu po hetohet për zbulimin e kapjen e personave përgjegjës për kultivimin e e lëndës narkotike.
 
Ndërkohë policia po punon për zbulimin dhe asgjësimin  e zonave të tjera me rrënjë të bimëve narkotike. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)