TIRANE - Dy punonjës të një poste private që magazinonte dhe shpërndante mallra të kontrabanduara janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Delivery2”
Gjithashtu janë sekuestruar 204 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara, me vlerë rreth 15 000 euro.
Magazina e postës private me administrator shtetasin L. S., u zbulua në rrugën '5 Maji'.
Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 204 pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave informoi sot policia.
Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Xh. Z., 28 vjeç dhe F. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të një poste private. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, administrator i kësaj poste.
Lajmi kryesor: