VIDEO/ Tiranë, zbulohet magazina me mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme! Arrestohen 2 administratorët

Zbulohet një magazinë në kryeqytet, ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarresh, të kontrabanduara me qëllim shitjen. Në pranga u vunë 2 të rinjtë që administronin së bashku biznesin.

Report Tv mëson se të arrestuar janë Irdi Kaca dhe Ersion Skënderi.

Si rezultat i veprimeve intensive të shërbimeve të Policisë, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe të kryera në zbatim të planit të posaçëm operacional, të hartuar nga DPPSH-ja, pas nënshkrimit të udhëzimit të përbashkët të 3 ministrave, me objekt ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për garantimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, konform ligjeve në fuqi, është zbuluar një magazinë, në rrugën “5 Maji”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë, me qëllim shitjen.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar bashkadministratorët e këtij biznesi, shtetasit I. K, 22 vjeç dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë" informoi sot policia.

Në magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 391 koli me mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:00
Zbulohet magazina me qindra koli fishekzjarre, Balla kërkon më shumë kontrolle në kufi e magazina

1701854216_fishekzjarre.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar operacionin për zbulimin e magazinës me mijëra fishekzjarre. Balla kërkon intensifikimin e kontrolleve në pikat e kalimit kufitar e më pas në magazina, dyqane, markete dhe kudo

"Makthi i banorëve për keqpërdorimin e lëndëve piroteknike solli nevojën e një riorganizimi më të mirë të punës së Policisë, në bashkëpunim me institucionet e tjera, për të parandaluar dhe goditur rastet e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me ligjin. Afrimi i festave të fundvitit e bën më të domosdoshëm intensifikimin e masave të Policisë, në këtë drejtim.

Përgëzoj Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Policisë së Shtetit, për zbulimin dhe sekuestrimin e qindra kolive me fishekzjarre dhe kërkoj nga strukturat e Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin, të intensifikojnë kontrollet duke filluar që nga pikat e kalimit kufitar e duke i vijuar ato, në magazina, dyqane, markete dhe kudo" shkruan Balla. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 06/12/2023 11:06

    Shum kollaj për ti arrestuar! Po duhet të zbardhi nga kanë hyrë këto fishekzjarre të ndaluara me ligj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi miraton ndërtime strategjike në zonat e mbrojtura, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protestat vlejnë, në Bundesligë tifozët tërheqin Federatën nga vendimi për financimet e huaja

Protestat vlejnë, në Bundesligë tifozët tërheqin Federatën nga vendimi për financimet e huaja