TIRANË - Instituti i Mjeksisë Ligjore në Tiranë ka marrë në dorëzimin zemrën e Ilia Karelit, shqiptarit të burgosur në Greqi ku pas torturave në burgun e Nigritas ai humbi jetën.
Zemra është dorëzuar pasditen e djeshme nga një prokuror dhe eskpert mjeko-ligjor, të cilët udhëtuan drejt Greqisë për ta sjellë në Shqipëri.
Burime nga Mjeksia Ligjore për A1 Report bënë me dije, se pas ekzaminive disa ditore që do të kryhen me zemrën e të ndjerit, ajo do ti përcillet më pas familjarëve.
Aktualisht nga prokuroria e Fierit është hapur një proces hetimor për të hedhur dritë mbi vdekjen e Karelit, ndërsa pritet dhe një vendim i oficerëve të policisë gjyqësore për të rivarrosur Karelin pasi i ndjeri është varrosur 2 javë më parë në fshatin Zhupan në Fier.
Ilia Kareli humbi jetën në datën 27 mars 2014, pas torturimit çnjerëzor që i bënë gardianët e Nigritas pas vrasjes së një gardiani që ai kreu në burgun e Malandrinos.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com