Pas Sarandës, një tjetër bullgar që klononte kartat e bankomateve është arrestuar nga Policia e Tiranës. Konstatin Eftimov 25-vjeç nga Sofja e Bullgarisë është arrestuar në flagrancë dhe ishte në tentative për të kryer tërheqje të lekëve nga një bankomat.

Ai është mbajtur për një javë në vëzhgim nga Policia dhe më pas u organizuar operacioni “Skimmer 09”, për arrestimin e tij. Bullgarit iu gjetën 2 karta banke, si dhe një sasi lekësh. 25-vjeçari bashkëpunonte me një shokun e tij, po bullgar me inicialet A.M, për të kryer vjedhjet nga bankomatet.

Konstatin Eftimov iu gjetën edhe mjetet me te cilat klononte kartat e bankomateve, ndërkohë që është shpallur në kërkim shoku i tij me inicialet A.M.

Policia dyshon se kemi të bëjmë me një rrjet për klonimin e karteve të bankomateve, i cili është i shtrirë në Bullgari, Itali dhe Shqipëri. Kjo edhe për faktin se pak ditë më parë janë arrestuar dy bullgarë të tjerë në Sarandë, të cilët po ashtu po tentonin të vidhnin një bankomat.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- Paisje skimmer
- kapele me mbishkrim "Gucci"
- aparat celularë
- 2 karta banke
- një sasi lekësh
- copa teli

Në kuadër të këtij aksioni, policia ka vënë në pranga dhe një 18-vjeçar, të akuzuar për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”. Mësohet se është arrestuar shtetasi Ernerdo H., banues në Nikël Krujë. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Yzberishtit në mjetin tip "Volkswagen", i cili drejtohej nga ky shtetas janë gjendur 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.
- mjeti tip "Volkswagen"
- 1 aparat celularë.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com