Janë shpallur 8 kompani fituese në ankandin e fotovoltaikëve hibrid i zhvilluar këtë të mërkurë tek Piramida në Tiranë.
Gjithsej ishin 9 kompani që konkurruan në ankand dhe shpalosën ofertat e tyre, por njëra prej tyre Voltalia klasifikua si kompani rezervë për shkak të tejkalimit të kapacitetit të parashikuar dhe çmimit që ishte në kufi me tavanin e vendosur që e renditi të fundit në listën e ofertuesve.
Oferta më e ulët ishte 39.7 euro MWh, ndërsa mesatarja 51.3 euro. Ankandi u shpall nga qeveria pak muaj më parë.
Këto janë kompanitë në ofertat e sotme:
Kushti për pjesëmarrjen në ankand ishte që kompanitë të ofronin kapacitete jo më pak se 10 MW dhe jo kapacitet më të madh 100 MW dhe me një çmim tavan prej 59.97 euro/ MW.
Komente









