VIDEO/ Zjarr në një apartament në Tiranë, ndërron jetë kryefamiljari 57-vjeçar, babai i tre fëmijëve

I vetëm në banesën me qira, Ramazan Duka 57 vjeç, mbrëmjen e së premtes, 24 nentor 2023, ra në gjumë normalisht, por fatkeqësisht nuk arriti të zgjohej. Ai u asfiksua nga zjarri që ra në kuzhinën e shtëpisë së tij

Apartamenti ndodhej në katin e pestë të një pallati në rrugën “Ferid Xhejko” në Tiranë. Ndonëse përballë dhe në krah të tij, kishte edhe dy shtëpi të tjera të banuara nga familjarë, zjarri nuk është kuptuar nga ata. Ishin  forcat zjarrfikëse dhe policia që i ka alarmuar.

Edhe pse u punua për shuarjen e flakëve, nuk u arrit që as banesa me 3 dhoma ku jetonte prej rreth një viti viktima, të shpëtohej pa u djegur.

Mendohet se shkak i ngjarjes së rëndë, të jetë bërë diçka e harruar ndezur në kuzhinë, nga 57 vjeccari

Megjithatë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe pritet që të dilet në një përfundim të saktë në vijim.

Bashkëshortja e viktimës me origjinë nga Dibra, me tre fëmijë, ka ndërruar jetë kohë më parë. Dy nga fëmijët janë të martuar dhe Duka jetonte vetëm

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:32
Shtëpia e shkrumbuar e gjitha, kush ishte 57-vjeçari që ndërroi jetë në Tiranë

Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë pasi banesa në të cilën jetonte në Tiranës është shkrumbuar nga flakët. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Ramazan Duka.

57 vjeçari nga Dibra ishte babai i tre fëmijëve, dy vajzave të martuara dhe një djali. Mbrëmjen e djeshme ka qenë i vetëm në banesë. Dyshohet se shkak i flakëve mund të ketë qenë një paisje elektrike e harruar ndezur.

Sipas banorëve të pallatit, të cilët thonë se nuk e ndjenë zjarrin dhe se e kuptuan çfarë kishte ndodhur vetëm kur mbërriti policia, thonë se nuk e njohin mirë Dukën, për shkak se është i ri në pallat, por dinë se ishte i papunë.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?