TIRANË – Një zjarr është regjistruar këtë të premte në ambientet e një godine të pabanuar në rrugën “Islam Alla”.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë në vendngjarje dhe kanë arritur të shuajnë flakët, pa shkaktuar dëme të mëtejshme.