Tiranë/ Zjarri i një dite më parë në katin e katërt të një ndërtese në 'Komunën e Parisit', Policia: Janë djegur zyrat e një banke të nivelit të dytë dhe një restorant

Tiranë/ Zjarri i një dite më parë në katin e katërt të një ndërtese në 'Komunën e Parisit', Policia: Janë djegur zyrat e një banke të nivelit të dytë dhe një restorant

Zjarri që ra në katin e katërt te Komuna e Parisit (Foto arkiv)

Tiranë-Zjarri i një dite më parë i cili ra në katin e katërt të një ndërtese te 'Komuna e Parisit', raportohet se ka djegur zyrat e një banke të nivelit të dytë në katin e 5-të dhe një restorant në katin e 6-të.

Sipas njoftimit të policisë ditën e sotme (21 janar) bëhet me dije se sipas hetimeve paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për rënien e zjarrit në katin e 4-t të një ndërtese, në rrugën “Tish Daija”, bëjmë me dije se paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Nga përhapja e flakëve u dogjën zyrat e një subjekti privat në katin e 4-t, zyrat e një banke të nivelit të dytë në katin e 5-të, dhe një restorant në katin e 6-të. Vijojnë hetimet për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit”, informoi sot policia.

Zjarri shpërtheu rreth orës 11:05 minuta të 20 janarit në një ambient që funksionon si zyrë, në katin e katërt të një pallati te kompleksi "Kika 2".  

Flakët që zgjatën më shumë se një orë, u vunë nën kontroll dhe u fikën përfundimisht falë ndërhyrjes së disa mjeteve zjarrfikëse të kryeqytetit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë