Një 19-vjeçare e shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga blutë në Tiranë.

Gjykata e Hanoverit e ka dënuar Maryam Assaf me 10 vjet burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

E reja pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe falë shkëmbimit të informacioneve ndërmjet shërbimeve të DFPO-së dhe homologëve gjermanë, në kuadër të fazës së 85-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, shërbimet operacionale të DFPO-së lokalizuan dhe kapën në Tiranë shtetasen gjermane, Maryam Assaf, 19 vjeçe.

Kjo shtetase kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.