Tiranë/Me thikë në dorë 17-vjeçari grabit farmacinë në Qendër Tregtare, policia e pret te dera

Tiranë/Me thikë në dorë 17-vjeçari grabit farmacinë në Qendër Tregtare, policia e pret te dera

Lekët e grabitura nga 17-vjeçari

Nën kërcënimin e një thike i vjedh xhiron ditore punonjëses së një farmacie brenda një Qendre Tregtare në Tiranë. R.N, 17-vjeç ka kanosur punonjësen e farmacisë dhe ka vjedhur xhiron ditore. Pas daljes nga ai është arrestuar nga policia vetëm 50 m larg vendit të ngjarjes. 


Thika me të cilën 17-vjeçari arriti të graviste farmacinë

Lekët e grabitura nga 17-vjeçari

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga shërbimet e policisë.

Më datë 31.05.2018 Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 arrestuan shtetasin:

- R. N. 17 vjeç, banues në Tiranë

Brenda një qendre tregtare, shtetasi R.N i ka vjedhur nën kërcënimin e një thike xhiron ditore të farmacisë, shtetases A. R., rreth 27 vjeçe (me detyrë punonjëse farmacie).

Menjëherë pasi ky shtetas është larguar nga vendi i ngjarjes me sasinë e vjedhur të lekëve është njoftuar policia dhe falë reagimit të shpejt dhe në kohë rekord të shërbimeve të policisë është bërë kapja e këtij shtetasi rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes.

Materialet do t'i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit R. N., për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 31/05/2018 18:00

    Urgjentisht Prokuroria po të dojë, meqënëse është bajga nën moshë, ta mbaje një vit në paraburgim derisa të plotesoje moshen që të marë ID, dhe menjëherë ta dënojë si të rritur. Atje në burg të dergohet në punë të detyruar që të fillies te kuptoje se jeta fillohet për se mbari duke punuar me djersë, meqënëse bajga sapo po fillon jetën, dhe JO duke grabitur. Urgjentisht prokuroria ti japi bajgës një mësim të mirë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë