Tiranës i shtohet gjelbërimi, rikualifikohen hapësirat e gjelbërta edhe nëpër lagje

Tiranës i shtohet gjelbërimi, rikualifikohen hapësirat e gjelbërta edhe nëpër lagje

Bashkia e Tiranës njofton se vijon punën për rikualifikimin e hapësirave të gjelbra jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe nëpër lagjet e kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë gjelbërim dhe pastërti.

Njësia Administrative Nr. 8 në bashkëpunim me punëtorët e qytetit të DPN 1 kanë përfunduar rikualifikimin e dy hapësirave të gjelbërta, brenda lagjeve të njësisë.

Një lulishte në rrugën "Gjon Buzuku" me një sipërfaqe prej 50 m2, dhe ne Rr. "Thanas Ziko" me sipërfaqe 80 m2, të dyja të domosdoshme për komunitetin e zonës.

Falë angazhimit të Bashkisë së Tiranës, tashmë banorët e kryeqytetit do të mund të kenë në lagjet e tyre, hapësira të gjelbërta dhe të rehabilituara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Pr/ligjet e miratuara në Kuvend/ Rimbursohen profesionistët e lirë që paguan këstet e tatim-fitimit! Ngrihet shërbimi rezervist

Pr/ligjet e miratuara në Kuvend/ Rimbursohen profesionistët e lirë që paguan këstet e tatim-fitimit! Ngrihet shërbimi rezervist